Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj zotohet të krijojë lehtësira për investitorët e jashtëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të afaristëve izraelitë të prirë nga Arik Grafy, të cilët e përgëzuan për detyrën e re, duke shprehur simpatinë e popullit hebre për shqiptarët, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Përfaqësuesit e bizneseve hebraike u shprehën se, “lidhjet e vjetra ndërmjet hebrenjve dhe shqiptarëve do të thellohen edhe më tej, përmes mbështetjes politike dhe investimeve në Kosovë”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje bëhet e ditur se, “Haradinaj u zotua se do të punojë në krijimin e mundësive sa më të mira dhe të lehta për investitorët e jashtëm, që ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve kosovarë porse sjellin profit edhe për investitorët”, sepse, sipas kryeministrit, Kosova i ka të gjitha mundësitë dhe se tashti Qeveria që ai drejton është fokusuar në zbatim.

Në delegacionin e afaristëve izraelitë ishin Yoely Or, Jonathan Spenser, MIha Groznik, Chaim Sharvit, të shoqëruar nga afaristët kosovarë Mehmet Prishtina, Bekim Geci dhe Agim Keka.