Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, deklaroi të martën se administrata publike dhe reformat në këtë fushë janë pjesë e agjendës evropiane dhe se janë të përgatitur për administratën evropiane për të formuar një administratë publike moderne, në mënyrë që të jenë konkurrent me shtetet e tjera.
Ai këto komente i bëri në takimin e Këshillit të Ministrave për reformën e administratës publike, ku mori pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian Mimoza Ahmetaj, me ç’rast u vlerësuan një sërë temash që ndërlidhën me procesin e reformës së administratës publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Yagcilar, duke folur për të arriturat dhe progresin e reformës së administratës publike, ka shprehur përkushtimin në përmbushjen e konkluzioneve që kanë dalë nga takimet e mëhershme të Grupit të Veçantë për Reformë të Administratës Publike dhe Këshillit të Ministrave për Reformë të Administratës Publike.
“Si rezultat i kësaj pune, janë ndërmarrë një varg nismash të rëndësishme duke përfshirë aktivitetet në avancimin e pakos së legjislacionit për reformë të administratës publike përkatësisht në hartimin e koncept-dokumenteve për organizimin e administratës publike dhe shërbimit civil. Një varg konsultimesh publike janë mbajtur për të diskutuar këto koncept-dokumente si dhe janë paraqitur në platformën elektronike për konsultime publike në mënyrë që të jemi sa më transparent si me institucionet po ashtu edhe me publikun e gjerë”, ka thënë ai.
Yagcilar ka theksuar se Kontrata për Mbështetjen e Buxhetore sektoriale është një instrument i rëndësishëm që ofron Komisioni Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Kosovën, për të asistuar proceset e reformës së administratës publike, si pjesë e politikës së zgjerimit dhe fqinjësisë së mirë.
“Nga institucionet tjera zbatuese të reformës është shënuar progres po ashtu në një varg procesesh duke përfshirë kompletimin e kornizës strategjike për RAP, por nuk ka munguar bashkëpunimi edhe në shumë çështje të tjera që ndërlidhen me RAP”, u shpreh ministri Yagcilar.
Ndërsa, ministrja Ahmetaj ka përshëndetur angazhimin e Ministrisë së Administratës Publike në drejtim të reformës së administratës publike, duke thënë se kjo është për t’u përshëndetur, “nga se ju jeni boshti kurrizor për funksionimin e një administrate të mirëfilltë, dhe se vetëm si të tillë mund të integrohemi në BE”.
Ministrja Ahmetaj, më tutje, u shpreh duke thënë se “do të jemi partneri i juaj kryesor, në këtë proces të rëndësishëm”.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit qeveritar bënë prezantimet rreth strategjive relevante, si Strategjia për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave, Strategjia për Rregullim më të Mirë, si dhe Strategjia për Menaxhim të Financave Publike.
Ndryshe, në këtë takim ministri i Administratës Publike dhe kryesuesi i këtij Këshilli Yagcilar paraqiti progresin dhe statusin e zbatimit të konkluzioneve të dala nga Grupi i Veçantë për Reformën e Administratës Publike.