Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj priti në takim një delegacion të afaristëve gjermanë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të përzier të udhëhequr nga Christian Wiesenhutter, kryetar i Odës Ekonomike Gjermane - Kosovare si dhe Hans-Jurgen Muller, kryetar i Odes Gjermane - Shqiptare me seli në Berlin.

Kryeministri i njoftoi ata me zhvillimet në vend, për një dinamikë të re qeverisëse që fokusohet në logjikën e zbatimit të vendimeve dhe projekteve, për agjendën evropiane si dhe përkushtimin e Qeverisë për krijimin e një ambienti sa më tërheqës dhe të sigurt për investimet gjermanë por edhe atyre të diasporës sonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj i inkurajoi dhe u bëri thirrje shefave të dy odave ekonomike për shfrytëzimin e potencialeve investuese në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të lidhjeve politike, të sigurisë dhe ekonomike me Berlinin zyrtar.

Wiesenhutter dhe Muller e përgëzuan Kryeministrin për detyrën e re dhe theksuan përkushtimin e dy odave për promovimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Afaristët gjermanë pasi theksuan rëndësinë e pranisë së përfaqësuesve të të dy odave në vizitë u angazhuan për thellimin e bashkëpunimit në nivel ndër-rajonal.

Shefat e dy odave respektabile e informuan kryeministrin Haradinaj për iniciativën e zhvillimit të një takimi të përbashkët ekonomik – biznesor të të dy odave, me rastin e shënimit të festave të nëntorit.