Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Bajram Hasani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shqipëri ku është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi.
Hasani në takimin me ministrin e Bujqësisë së Shqipërisë Niko Peleshi kanë diskutuar për marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy ministrat u zotuan se do të jetësohen lehtësimet e dakorduara dhe do të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët, pasi ka pasur ngecje në implementimin e tyre.
Po ashtu në këtë takim ministrat u pajtuan për hartimin e memorandumeve tjera në favor të dy vendeve.
Gjatë kësaj vizite të ministrit Hasani, temë diskutimi ka qenë edhe koordinimi për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji.