Zëvendësministri i Punëve të Brendshme,z. Izmi Zeka ka pritur në takim z, Tamer Kilic, koordinator rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit (ICMPD).
Në këtë takim u diskutua për format e koordinimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve sa i përket Autoritetit Qeveritar për Migrim me ICMPD, për fuqizimin e Autoritetit në menaxhimin e migrimit në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësministri Zeka me këtë rast falënderoi z. Kilic për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës sa i përket çështjes së menaxhimit të migrimit. Ai tha se vendi ynë ka bërë përpjekje maksimale sa i përket menaxhimit të migrimit të parregullt dhe do të behën përpjeke për përmirësimin e kushteve për qytetarët e Kosovës në mënyrë që të përdorin migrimin e rregullt.
Ndërsa Tamer Kilic, koordinator rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit (ICMPD), theksoi se Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje serioze sa i përket menaxhimit të migrimit të parregullt dhe se për këtë do të vazhdojë të përkrahet edhe në të ardhmen.