Dy agjentë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI), të specializuar për luftimin e krimit ndërkombëtar, do të punojnë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të autoriteteve të sigurisë së Shqipërisë.
Ata janë prezantuar të martën gjatë promovimit të operacionit “Forca e ligjit”, nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pranishëm në ceremoni ishin edhe ministri i shtetit britanik për Evropë dhe Amerikë, Sir Alan Dunkan, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.
Agjentët e FBI-së janë Mark Newhouse dhe Jack Liao. Agjenti Newhouse thuhet se ka përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Ndërsa Liao është drejtues i FBI-së për Evropën Juglindore. Dy agjentët e FBI-së së bashku me ekspertët nga Italia, Gjermania dhe Britania do të hetojnë krimin e organizuar në Shqipëri... (Më gjerësisht në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.