Arbëri

Vetëvendosje pa vija të kuqe për PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, përfshirë këtu edhe PDK-në.

Kështu ka deklaruar kandidati i VV-së për Gjilanin, Sami Kurteshi, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për këtë komunë.

Vetë Kurteshi në Rubikon të KTV-së ka thënë se do të bashkëpunojnë me secilën parti që gjejnë përputhshmëri në program.

“Për herë të parë do të jetë një qeverisje gjithëpërfshirëse që pranon dhe pajtohet me programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje. Për herë të parë ne do të bëjmë përpjekje që të marrim edhe pjesë nga programet e tjera në të mirë të Gjilanit”, ka thënë ai, raporton KTV.

I pyetur nëse ka vija të kuqe për PDK-në, Kurteshi përgjigjet se “në Gjilan jo, s’ka me pas”.

Ndërkaq, kreu aktual i Komunës, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të kërkojë vota nga asnjë parti tjetër politike, por vetëm nga qytetarët.