Kosovarët në përgjithësi kanë paguar edhe për energjinë, të cilën e kanë shpenzuar qytetarët serbë të pjesës veriore të Kosovës.
Por një gjë të tillë vazhdojnë ta bëjnë sërish, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit që Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike ta ndërpresë këtë praktikë, raporton KTV.
ZRRE-ja tha se vendimin e gjykatës nuk po e zbaton për shkak të mungesës së bordit.
Por Avokati i Popullit, i cili e kishte iniciuar rastin në gjykatë, po e cilëson si të padrejtë dhe të paarsyeshëm këtë veprim të ZRRE-së.
Avokati i Popullit thotë se ZRRE-ja, duke mos zbatuar një vendim të tillë, po bën vepër penale, duke i shkelur të drejtat e njeriut. Përpjekje për ta zvarritur vendimin e Gjykatës së Apelit e quan mosreagimin e ZRRE-së deputetja e Kuvendit Donika Kadaj-Bujupi, e cila shumë herë në kuvend e kishte ngritur çështjen e pagesës së rrymës për veriun.
ipas saj, moskompletimi i bordit nuk e pengon aspak zbatimin e vendimit të Gjykatës, derisa shton se themelimi i bordit të ri duhet të jetë prioritet për agjendën legjislative.
Ndërkaq, një grup avokatësh kanë planifikuar që të ndërmarrin një iniciativë për padi kundër atyre që i detyruan qytetarët të paguajnë rrymën që dikush tjetër e ka shpenzuar.
Edhe
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, do të raportonte Bordi i ZRRE-së
Sidoqoftë, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, paralajmëron sërish se hapi i ardhshëm do të duhej të ishte kompensimi i qytetarëve, që do të mund të arrihej po ashtu përmes një procesi gjyqësor.
Institucioni, të cilin e udhëheq Jashari, po heton edhe situatën me faturat e ujit për pjesën veriore.
Faturat e ujit, energjisë dhe të shërbimeve të tjera komunale, që nga përfundimi i luftës, nuk janë paguar nga banorët e katër komunave në veri.
-
LDK-ja kërkon dorëheqjen e Bordit të ZRRE-së: Njehsorët elektrikë matin gabimisht rrymën
-
KMDLNJ-ja kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë abuzim të rëndë ekonomik
-
ZRRE-ja vendos për zbatim të aktgjykimit të Supremes, liberalizimi i tregut energjetik vazhdon
-
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mënyrë selektive nga ZRRE-ja