Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor procedoi Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Deputeti nga PDK-së, Shaip Muja theksoi se Qeveria nuk ka paraparë buxhet për realizimin e ligjit për memorialin “Adem Jashari”, mirëpo anëtarët e Komisionit u dakorduan që me rishikim të buxhetit të futet edhe kërkesa për ndarjen e mjeteve për këtë memorial, shkruan KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputeti Muja tha se me projektligj është paraparë që ky memorial të futet në monumentet kulturore edhe nga UNESCO. Sipas tij, kostoja e këtij projekti është rreth 7 milionë euro.
Po ashtu Komisioni për Bujqësi kërkoi që me urgjencë të mbahet një debat parlamentar për Haden.
Deputeti Adem Salihaj theksoi se protestat e banorëve nuk do të kenë efektin e saj serioz ngase nuk janë pritur në takim nga ministri i Mjedisit.
Kostoja e zhvendosjes së banorëve të Hades sipas Salihajt është rreth 38 milionë euro.
Deputeti Shaip Muja tha se qeveria nuk ka vullnet për zgjidhjen e problemit të banorëve të Hades ndërsa deputetja nga AAK Time Kadrijaj tha se Qeveria duhet t’u bëjë zgjidhje banorëve të Hades ngase atje nuk ka jetë për banim.
Komisioni sot miratoi edhe Projektligjin për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri bërthamore.