Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se komisioni të cilin ai drejton ka nënshkruar një rekomandim përmes së cilit kthehen 11 milionë euro të Buxhetit të Kosovës në fushën e shëndetësisë.
Deputeti i LDK-së, Abdixhiku, tha se këto para do të përdoren për blerjen e barnave esenciale por edhe për shërim jashtë vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sapo nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa që bën kthimin e 11 milionë eurove në fushën e shëndetësisë - fonde që do të përdoren për blerjen e barnave esenciale dhe për shërim jashtë vendit. Një kontribut modest i Komisionit tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Kujtojmë se Abdixhiku, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës të datës 31 të muajit të kaluar, ku është bërë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, ka thënë se në bazë të vendimit të Kuvendit të Kosovës, Komisioni ka shqyrtuar këtë projektligj.
Ai ka thënë se kanë shqyrtuar edhe propozimet e Ministrisë së Financave si dhe amendamentet që janë dërguar në Komision për Buxhet dhe Financa.
“Janë adresuar 8 amendamente. Projekti për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Gjilan. Vlen të përmendet amendamenti për sigurime shëndetësore. Dua të falënderoj edhe ministrin për kthimin e këtyre mjeteve. Amandamenti 15 dhe 16 i deputetit Avdullah Hoti, Komisioni ka vlerësuar se janë të domosdoshme që të përkrahen. Amendamentet tjera janë të propozuara nga Ministria e Financave”, ka thënë Abdixhiku.