Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohen tre zv/ministra të rinj në Qeverinë e Shqipërisë, që të tre nga Kosova

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e kryeministrit, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi në mbledhjen e djeshme:

Znj. Besa Shahini emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Znj. Valbona Shujaku emërohet zëvendësministër i Kulturës.

Z. Hajrullah Çeku emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë, transmeton ATSH.

Të tre këta zëvendësministra janë nga Kosova.