Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kelmendi: Kërcënimet politike, ende sfidë për Kosovën

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) bën publikimin e raportit me titull “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë-Shkurt 2008 - Qershor 2017” raport ky që është në kuadër të programit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Vesë Kelmendi, hulumtuese në QKSS, tha se ky raport bën vlerësimin e rrezikut nga ekstremizmi i dhunshëm në Republikën e Kosovës dhe i qaset atij me një model që përshtatet më së miri kontekstit të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne i kemi analizuar rastet. QKSS ka krijuar një bazë të të dhënave me incidentet e ndodhura në vend në periudhën shkurt 2008 - qershor 2017. Raporti bën analizën e incidenteve që kanë ndodhur, ndarjen në bazë të motivit të tyre, rëndësisë dhe pasojave që ato mund të kenë dhe rreziku nga luftëtarët e kthyer në Kosovë nga konflikti i Sirisë dhe Irakut”, i tha ajo sot RTK-së.

Sipas saj janë 73 incidente që kanë ndodhur në Kosovë. Ajo ka përmendur vrasjen e një pjesëtari të EULEX-it në veri në të Kosovës.

Ky raport sipas saj, është përmbledhur nga të dhënat e departamentit të SHBA-së, të dhënat nga raportet e policisë së Kosovës, nga EUROPOL. Sipas saj incidentet që kanë ndodhur në Kosovë, nuk janë shumë me fatalitet. “Kërcënimet politike ,ende mbeten sfidë për Kosovën”, tha Kelmendi.