Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e bizneset kundërshtojnë trasenë e re të autostradës Kijevë-Zahaq

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës kanë pritur një debat frytdhënës mbi temën për të cilën e kishin organizuar të hënën në Pejë.

Mirëpo, për raportin e prezantuar vlerësues për ndikimin në mjedis të segmentit të autostradës nga Kijeva deri në Zahaq të Pejës, përfaqësuesve të bizneseve dhe të fshatrave përgjatë rrugës së vjetër të magjistrales M9 nga Prishtina në Pejë, në segmentin prej Kijevës deri në Zahaq të Pejës nuk u interesoi aspak, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pranishmit e dëgjuan rreth 20 minuta Janis Bekaris, inxhinier i një firme të huaj projektuese që ka projektuar autostradën, që do të ndërtohet në një trase e re nga Kijeva përmes Klinës deri në fshatin Zahaq.

Sipas tij, kjo rrugë promovon rritje ekonomike, si edhe lidhje midis vendeve dhe do të ndihmojë lidhjen e Prishtinës me Pejën dhe Malin e Zi. Para se të përzgjidhet traseja e re, ai tha se kanë qenë 4 alternativa.

Është përzgjedhur alternativa veriore 1 dhe 2 për arsye të vlerësimeve sa i përket pozitivitetit të ndikimit në mjedis. Autostrada do të ketë nga 2 shirita qarkullues dhe një shirit emergjent në të dyja drejtimet. Gjatësia është 30 kilometra dhe shpejtësia e lëvizjes 100 deri 120 kilometra në orë. Aktualisht janë të parapara 6 nyja të hyrje-daljes në këtë autostradë.

Banorët thanë se për dhjetë vjet rresht u është thënë se autostrada do të ndërtohet rrugës së vjetër, e tash del që do të ndërtohet trasesë tjetër.

Ndërtimi i kësaj rruge në trasenë tjetër, sipas tyre, është kundër vullnetit të banorëve të 22 fshatrave të Lugut të Leshanit, 15 fshatrave të Lugut të Baranit dhe disa fshatrave të Komunës së Gjakovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.