Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Projektbuxheti i 2018-s akomodon kërkesat klienteliste të megakoalicionit”

Draftbuxheti i 2018-s ka marrë kritika nga një pjesë e opozitës, e cila ka konsideruar se nëpërmjet tij nuk adresohen nevojat që i ka vendi. Edhe disa nga të hyrat e projektuara në të janë parë si të parealizueshme.

Mbështetur në këtë draft të arkës së shtetit që është miratuar në Qeveri javën e shkuar, shpenzimet e parapara për vitin e ardhshëm janë 2 miliardë e 82 milionë euro. Ndërkaq, 1 miliard e 829 milionë euro janë planifikuar të hyra për të njëjtin vit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për paga e mëditje, mallra dhe shërbime, për subvencione e transfere, si dhe për rezerva rrjedhëse janë planifikuar 1 miliard e 383 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

E në lartësinë prej 687 milionë eurosh është planifikuar buxhet për shpenzime kapitale, shumë kjo që nuk do të sigurohet e tëra nga buxheti i rregullt – 62 milionë janë paraparë nga klauzola e investimeve, kurse 86 milionë të tjera nga AKP-ja, përkatësisht fondet e likuidimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.