Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Reforma në drejtësi nis me vettingun në gjykata, prokurori e polici

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së u diskutua për problemet në sistemin e drejtësisë, ku i ftuar ishte ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ministri Tahiri tha se reformat në drejtësi do të fillojnë nga verifikimi apo procesi i quajtur si “Veting” pasi që, siç tha ai, ky proces është shumë i nevojshëm të ndodhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vetingu i gjykatësve, prokurorëve, policisë dhe shumë pozitave të larta në institucione të ndryshme duhet të ndodh, por ende nuk dihet se kush do të përfshihet në verifikim. Çdo zyrtar i lartë që menaxhon me një pozitë të lartë shtetërore duhet t’i nënshtrohet një verifikimi të tillë, qoftë pozita politike ose edhe pozitat të cilat janë kategori kushtetuese duhet t’i nënshtrohen një procesi të tillë”, tha ministri i Drejtësisë në “Puls” të KTV-së.