Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka realizuar sot në Shkup takim me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier me të cilin ka diskutuar rreth zgjedhjeve lokale, situatës politike, proceset reformuese në Maqedoni si dhe integrimin EuroAtlantik të vendit.
Kryetari Ahmeti përsëriti qëndrimin për gjykimin e Lagjes së Trimave që përfshinë hetim ndërkombëtar, komision anketues në Kuvend dhe zbardhjen e plotë të vërtetës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një komunikate të BDI-së, në lidhje me reformat, Ahmeti tha që BDI është duke i prirë reformave në Kuvend dhe në Qeveri si parakusht të realizimit të përkushtuar që të vijoj procesin reformues me po të njëjtin vrull pas përfundimit të zgjedhjeve.
Ahmeti foli edhe për intensifikimin e përpjekjeve për tejkalimin të kontesteve me fqinjët dhe zhbllokimin e rrugëtimit drejt Brukselit.