Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, u takua me zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, Senada Mesi.
Siç njofton MAP, të dy ministrat gjatë këtij takimi, shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me reformën në administratës publike, Ligjin për Shërbim Civil si dhe organizimin e administratës publike. Të rëndësishme gjatë takimit e konsideruan edhe kënaqësinë e qytetarëve për shërbimet që marrin nga administrata publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistri Yagcilar, bashkë me zëvendëskryeministren Senada Mesi, biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA).
Gjatë këtij takimi u bisedua, që në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, të thellohet bashkëpunimi.