Dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga veriu i Kosovës, ka ngritur dyshime dhe reagime për atë se si dhe në çfarë forme kanë dhënë betimin ata. Ceremonia e dekretimit dhe betimit, ishte e mbyllur për mediat dhe se e tillë vazhdoi të komentohej në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe në Beograd.
Madje, reagim pati edhe kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiq, e cila tha se gjykatësit dhe prokurorët serbë nuk e kanë bërë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, porse kanë dhënë deklaratë të veçantë dhe neutrale, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor deputeti i pavarur Korab Sejdiu, me kërkesë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për t’i dorëzuar informata në lidhje me dekretimin dhe betimin e gjyqtarëve serbë, ka siguruar disa dokumente të cilat më pas i ka publikuar edhe në Facebook.
Sipas tij ata janë emëruar duke nënshkruar deklarata, por që në asnjë vend nuk përmendin Republikën e Kosovës ose Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por ndër të tjera përmendet vetëm Kosova, legjislacioni i Kosovës dhe konkluzionet e dakorduara për proces të integrimit, pra nuk shprehet në asnjë mënyrë lojaliteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve në fjalë ndaj shtetit të Kosovës.
Postimi i Korab Sejdiut në Facebook:
E VËRTETA LIDHUR ME EMËRIMIN E GJYQTARËVE/PROKURORËVE
Javën që shkoi, kërkova nga Presidenti i Republikës së Kosovës informata lidhur me emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në katër komunat në veri të Kosovës, për të vlerësuar nëse të njëjtit janë integruar në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës duke dhënë betim ndaj Republikës së Kosovës dhe Kushtetutës dhe ligjeve të saj. Falënderoj sinqerisht Zyrën e Presidentit për informatat të cilat i kanë dërguar brenda afatit ligjor, pra, një praktikë shumë e rrallë në institucionet tona.
Unë pranova nga Zyra e Presidentit: 1) kopje të Dekreteve të emërimit të gjyqtarëve (shih foto për një shembull); 2) kopje të Dekreteve të emërimit të prokurorëve (shih foto për një shembull); 3) kopjet e deklaratave të nënshkruara nga gjyqtarët (shih foto për një shembull); 4) kopjet e deklaratave të nënshkruara nga prokurorët (shih foto për një shembull); 5) tekstin e deklaratës në gjuhën shqipe (shih foto për një shembull); dhe 6) foto nga ceremonia e emërimit. Pasur parasysh se kam kërkuar të gjitha të dhënat lidhur me këtë rast, nga përgjigja e Zyrës së Presidentit nënkuptoj se nuk ka ndonjë informatë tjetër të rëndësishme lidhur me këtë ngjarje.
Mbetet për të gjithë të shqyrtoni këto të dhëna të të vlerësoni nëse kjo nënkupton integrim të këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Por, gjatë këtij vlerësimi, disa fakte qëndrojnë të pakontestueshme:
• Janë dhënë koncesione të dhimbshme dhe të shumta për të integruar gjyqtarët dhe prokurorët në fjalë në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës;
• Këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar me dekret të njëjtë sikur të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë në Republikën e Kosovës;
• Këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar pa dhënë betim të njëjtë sikur që e jepin të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë që kyqen në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës;
• Këta gjyqtarë dhe prokurorë janë emëruar duke nënshkruar deklarata që në asnjë vend nuk përmendin Republikën e Kosovës ose Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por ndër të tjera përmendet vetëm Kosova, legjislacioni i Kosovës dhe konkluzionet e dakorduara për process të integrimit – pra nuk shprehet në asnjë mënyrë lojaliteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve në fjalë ndaj shtetit të Kosovës.
Koha do ta tregojë nëse gjyqtarët dhe prokurorët në fjalë janë integruar në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës dhe nëse do të punojnë për këtë vend, pavarësisht të dhënave të paracekura që i ndava me ju.
Ju falenderoj të gjithëve!
{gallery}