Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka akuzuar komisionin e ri për demarkacion, i cili në krye ka Shpejtim Bulliqin, se nuk kanë argumente për atë që po pretendojnë se versioni aktual i demarkacionit i humb tokë Kosovës.
Mbrëmë Shpejtim Bulliqi, ka thënë se me këtë version Kosova humb territor, dhe se tani ata kanë edhe dëshmi të mbledhura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, presidenti i quan pretendime amatoreske, dhe thotë se me kauza të tilla, ata vetëm rrezikojnë të prishin marrëdhëniet shtetërore me Malin e Zi.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Zhurmëkotët e zakonshëm, të cilët për më shumë se dy vjet shkaktojnë konfuzion, jo më larg se dje, iu rikthyen zanatit të tyre. Ata përsëri arritën që me lehtësi, duke mos argumentuar asnjë pretendim amatoresk të zbuluar nga ta, të manipulojnë mediat dhe nëpërmjet tyre opinionin publik.
Kështu, këta individë e ushqejnë sagën e tyre me trillime, të cilat plasohen tek opinion publik, i cili, si gjithmonë e pëson më së shumti jo vetëm për shkak se vazhdojnë të dëgjojnë të njëjtën zhurmë, por edhe sepse mungesa e përgjegjësisë shtetërore për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, vazhdon t’i mbajë qytetarët dhe shtetin e Kosovës të izoluar.
Ndërsa, në rast se institucionet tona shtetërore do të vazhdojnë të mbetën peng të trillimeve individuale apo qoftë edhe të një grupi politik të caktuar, atëherë sigurisht që pasojat për shtetin tonë mund të jenë edhe më të rënda.
Prandaj, është koha që institucionet tona shtetërore të tejkalojnë këtë situatë duke u sjellë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk mund të vazhdohet në pafundësi që individë të caktuar, shtetin ta trajtojnë si pronë private. Institucionet e Republikës së Kosovës, të zgjedhura nga qytetarët e Kosovës, duhet të marrin vendim për këtë çështje në përputhje me obligimet dhe proceduarat, pa u ndikuar nga individë të caktuar.
Nuk mund të mbetemi peng të tekave të askujt dhe kauzave të rrejshme, të cilat jo vetëm që na mbajnë të izoluar, por rrezikojnë të prishin marrëdhëniet shtetërore me Malin e Zi, por mbi të gjitha, rrezikojnë të prishin bashkëpunimin dhe besimin që ka Kosova me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në. HTH
Kryeministri i vendi Ramush Haradinaj, dhe komisioni i ri i formuar nga ai me në krye Shpejtim Bulliqin, vazhdimisht insistojnë se shënjimi i kufirit me Malin e Zi është bërë gabim dhe se versioni aktual si i tillë duhet të bie.
Ndërkohë është presidenti Hashim Thaçi që po kërkon me ngulm që kjo çështje të kryhet në Kuvendin e Kosovës duke thënë se ekspertizat akademike, duke aluduar në komision aktual, nuk mund të rrënohen nga ato të SHBA-së dhe NATO-s.