Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sisteme termike diellore, në më shumë se 55 institucione publike të Shqipërisë

Tiranë, 6 nëntor - Sistemet termike diellore për ujin e ngrohtë janë vendosur në më shumë se 55 institucione publike në disa rrethe të Shqipërisë, bën të ditur ATSH.

Ky projekt për vendosjen e paneleve diellore për nevojat e ujit të ngrohtë në godinat publike në Shqipëri, synon të përshpejtojë zhvillimin e tregut për këto sisteme si mënyrë për të kursyer energjinë elektrike dhe burime të tjera energjetike të përdorura për prodhimin e ujit të ngrohtë dhe zbutur fenomenin e ndryshimeve klimatike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në Vlorë ku inspektoi implementimin e këtij projekti në kopshtin Nr. 10 në Vlorë, në të cilin është instaluar një sistem termik diellor për plotësimin e nevojës për ujë të ngrohtë në mënyrë efiçente dhe pro-mjedisore.

“Është një program i qeverisë shqiptare bashkë me PNUD-in, për të adresuar nevojat për ujë të ngrohtë në objektet e karakterit social si kopshtet, çerdhet apo shtëpitë e të moshuarve. Ka shumë leverdi përdorimi i paneleve diellore për kursimin e energjisë. Instalimi i këtyre lloj paneleve në godinat publike nga Shkodra deri në Sarandë, krijon kushtet që të ulet me 70% nevoja për energji për ngrohje”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli vuri theksin se rëndësia e këtyre projekteve për të përmirësuar , por edhe reduktuar kostot e pushtetit lokal në drejtim të administrimit të institucioneve vendore.

“Katër kopshte dhe një çerdhe në Vlorë ashtu sikurse një kompleks lojërash në Orikum janë bërë tashmë pjesë e këtij investimi të rëndësishëm”, u shpreh kryebashkiaku Leli.

Me anë të këtij projekti, pjesë e Nismës Globale të GEF/UNDP/UNEP për Transformimin e Tregut për Panelet Diellore për Ujë të Ngrohtë, programi i Shqipërisë, deri tani janë instaluar sistemet termike diellore për ujin e ngrohtë në 55 institucionet publike në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Elbasan, Gramsh, Berat, Fier, Vlorë, Himarë dhe Sarandë.