Projektligji për FSK-në sot do t’i dorëzohet Qeverisë nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kështu ka thënë dje ministri Haki Demolli në një intervistë për KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, projektligji për FSK-në i është dorëzuar Ministrisë së Forcës për të dhënë opinionin e vet lidhur me ndryshimet në të.
Demolli tha se grupet punuese kanë punuar në shqyrtimin e tij dhe se për sot është planifikuar që fillimisht të prezantohet para menaxhmentit të FSK-së e më pastaj të njëjtit ta dorëzojnë në Qeveri.