Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qumështarët ankohen se grantet e Ministrisë së Bujqësisë po keqpërdoren

Problem me dhënien e granteve dhe subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kanë edhe prodhuesit e qumështit në vend.

Anëtarë të Shoqatës së Qumështarëve ankohen se dhënia e tyre po vazhdon të bëhet pa e menaxhuar mirë situatën, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas drejtorit të kësaj shoqate, Ardian Purrini, një pjesë e parave të taksapaguesve kanë shkuar dëm, pasi disa persona, të cilët kanë përfituar këto para, nuk kanë hapur ferma fare apo e kanë mbyllur pas një kohe.

Barrë tjetër për ta thonë të jetë vendosja e taksës prej 3 për qind të buxhetit nga të ardhurat.

Gjatë këtij takimi të mbajtur për miratimin e vazhdimit të punës së kryesisë aktuale të shoqatës, për votuan pjesa më e madhe.

Mirëpo, shumë fermerë nga qytete të ndryshme morën fjalën e u ankuan për punën jo të mjaftueshme të shoqatës, udhëheqësit e së cilës edhe pranuan se nuk kanë bërë presion sa duhet.

Nga 2000 fermerë sa ka vendi, vetëm 15 për qind e tyre u tha se kanë më shumë se 3 krerë lopë, ndërsa 85 për qind deri në tri të tilla.