Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gosalci reagon ndaj Shahinit që e akuzoi atë për emërim të paligjshëm në pozitën e Sekretarit

Një ditë pas akuzave që Osman Shahini, i shkarkuar nga pozita e Sekretarit në Ministri të Diasporës, kishte hedhur ndaj ministrit Dardan Gashi dhe ushtrueses së detyrës së Sekretarit Shyhrete Gosalci, ka reaguar kjo e fundit.

Goslaci, e cila me vendim të ministrit Gashi po e ushtron detyrën e Sekretarit të Ministrisë, thotë se Osman Shahini nuk do të duhej të merrej me emrin e saj, por me shkeljet e tij të gjetura nga auditori, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gosalci mohon edhe faktin se në këtë pozitë erdhi si mike e Burim Krasniqit, por thotë se është profesioniste.

Një ditë më herët, Osman Shahini, i cili u pezullua nga detyra e sekretarit për performancë të dobët, e kishte akuzuar ministrin Dardan Gashi se ka bërë shkelje të ligjit duke e emëruar si sekretare të Ministrisë një punëtore të thjeshtë, siç është, sipas tij, Shyhrete Gosalci.

Ndërkohë, në një përgjigje për KTV-në, Ministria e Diasporës tha se Shahini u pezullua nga puna për shkak gjetjeve për shkelje nga auditori, derisa tha se disa nga vendimet e Shahinit janë dhe objekt hetimi nga Policia e Kosovës.