Kryeministri Ramush Haradinaj këtë të shtunë i ka shkuar për vizitë ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit.
Me vartësin e tij Haradinaj fillimisht zhvilloi një takim. Të dy takuan edhe drejtorët e departamenteve dhe kryeshefat e agjencive. Më pas të dy bashkë dolën në një konferencë për media, raporton Ekonomia Online.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKreu i ekzekutivit tha se me Hasani kanë biseduar për punë dhe objektivat e ministrisë së Tregtisë. Haradinaj, nga këtu foli edhe për liberalizimin e vizave. Ai edhe një herë tha se zgjidhje për plotësimin e kushtit për demarkimin e kufizimit me Malin e Zi, mbetet arbitrazhi ngase sipas tij, nuk i kanë votat për versionin aktual që edhe vet e kundërshton.
Por kreu i qeverisë duke folur për punë e komisionit të ri ka paralajmërua se deri në fund të vitit do të ketë lajme sa i përket liberalizimit pa specifikuar qartë se çka.