Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës një denoncim për ish-rektorin Enver Hasani, që muajin e kaluar është dënuar me një vit burgim me kusht për veprën penale mashtrim në detyrë. Ky vendim është marrë nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nuk është i plotfuqishëm, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo organizatë ka kërkuar përjashtimin e Hasanit nga Universiteti. Ish-rektori aktualisht është profesor i rregullt në Fakultetin Juridik të UP-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i organizatës ORCA, Rron Gjinovci, pas dorëzimit të denoncimit, ka thënë se Kodi i Etikës dhe Rregullorja për Masat dhe Procedurat Disiplinore ndaj Personelit Akademik janë të qarta dhe se rasti i Hasanit përbën shkelje të rëndë disiplinore.
Sipas Gjinovcit asnjë nga etnitetet e përmendura në këtë Kod dhe në këtë Rregullore, si rektori, dekani i fakultetit nuk kanë nisur një procedurë për zbatim të këtyre dokumenteve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.