Për Agron Demin e GAP-it, njëherësh kolumnist i rregullt i Kohës Ditore “ka plotë të atillë që mendojnë si Kryeministri se nuk është shpenzim i madh me i pas 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, 70 zëvendësministra e mbi 200 këshilltarë”.
“Por, nëse buxheti që shpenzohet për pagat e këtyre personave badihavgji dhe shpenzimet tjera që dalin nga këto poste koti, do shfrytëzohej për të zbutur varfërinë, sot Kosova nuk do të kishte asnjë person në varfëri ekstreme. Nevojiten vetëm 17 milionë euro në vit që të nxirren nga varfëria ekstreme afër 100 mijë individë”, ka thënë Demi në një postim të tij në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Por në vend të kësaj, Qeveria ka vendos me e ushqy varfërinë e egove të mbi 300 aparatçikëve”, ka shtuar më tej.
