Në 8 ka shkuar numri i dënuarve me burgim të përjetshëm, lidhur me ngjarjet e 9 e 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.
Sulejman Osmanit, që ishte i fundit i ekstraduar nga Kosova, Gjykata Themelore e Shkupit i shqiptoi këtë dënim për veprat terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizim terrorist, derisa rasti i tij është gjykuar ndaras grupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditës, në Prishtinë, familjarë e të afërm të të dënuarve, kanë marrë pjesë në protestën e thirrur nga grupi i tifozëve Plisat. Protesta, nga sheshi “Zahir Pajaziti” është propozuar që të vazhdohet para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë, në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit.
Por, një gjë të tillë, nuk e ka lejuar Policia e Kosovës, që i ka bllokuar pranë Ambasadës Hungareze, rreth 100 metra larg asaj të Maqedonisë. Kjo ka ngjallur reagimin e protestuesve, që kanë tentuar të thyejnë bllokadën dhe janë përplasur me policinë.
Derisa ishte shtuar numri i pjesëtarëve të policisë para ambasadës së Maqedonisë, gradualisht masa ka filluar të tërhiqet, dhe një pjesë e tyre, kanë vazhduar protestën para objektit të Qeverisë. Nga zyrat e tij, ka zbritur edhe kryeministri Ramush Haradinaj për t’i takuar familjarët.
Haradinaj tha të jenë habitur me vendimin, dhe se do të kërkojnë që një palë neutrale të hedh dritë mbi atë që ka ndodhur nga fillimi.
Familjarët, kanë kërkuar që kjo temë të diskutohet edhe në vizitën e paralajmëruar të kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, muajin e ardhshëm.
Megjithatë, takimi i paplanifikuar i Haradinajt me masën, nuk ka shkuar lehtë. Ndaj një provokimi kryeministri ka reaguar duke i kërkuar qytetarit që ta mbyllë gojën.
Përveç Prishtinës, edhe në Pejë e Gjilan, të enjten ka pasur organizime në shenjë pakënaqësie me vendimin e Gjykatës së Shkupit. Flamuri i shtetit të Maqedonisë është djegur në të dy rastet.
Gjykata Themelore e Shkupit, shqiptoi gjithsej 746 vite burg për Grupin e Kumanovës, 8 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa katër prej të akuzuarve u liruan si të pafajshëm.