Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në lidhje me rastin Tahiri: Në Elbasan kapen 800 mijë euro dhe patenta të tij për lundrim

Nuk ndalon Saimir Tahiri si lajm. Prokuroria e ka nën hetim. Ndërkohë bëhet e ditur se janë kapur 800 mijë euro cash në një makinë në Elbasan bashkë me dy patenta të ish-ministrit Tahiri. Çfarë donin bashkë 800 mijë euro me patentat e Saimir Tahirit?

Ku po shkonin 800 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit në një makinë që nuk është e Tahirit? Rastësi patentat dhe eurot?!

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është një pyetje të cilën prokuroria e Elbasanit po e heton.

Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione që shtojnë dyshimet rreth tij.

Publikohen sot foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri.

Burime thonë se këto patenta për mjet lundrimi tip ‘Skipper’ u gjetën në makinën e një personi me emrin Orest Sota, i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë. Sotës iu gjetën në makinë edhe 800 mijë euro. Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen. Por pasdite doli skandali.

Dy patentat e Tahirit ndryshojnë nga njëra tjetra tek tonazhi i lejuar i mjetit. Nuk është e qartë ende se çfarë donte në makinën e Orest Sotës patentat e Saimir Tahirit dhe shuma prej 800 mijë eurosh. A mos ndoshta këto patenta dhe kjo shumë parash po zhdukeshin për llogari të ish-ministrit të Brendshëm?

Kujtojmë që në deklarimet e ditëve të fundit, Saimir Tahiri është shprehur se nuk kishte pasur mjet lundrues, por pa saktësuar nëse kishte apo jo leje drejtimi për këto mjete.

Biznesmeni O.S. ka rrëfyer në polici se paratë ishin të babait të tij për një pagesë. Në lidhje me dy patentat e Tahirit, biznesmeni ka thënë se i kishte harruar shoferi i tij, që ishte mik me të.

“Paratë ishin të babait tim për një pagesë për blerje hekuri në Elbasan. Ndërsa për sa iu përket patentave në emrin e ish-ministrit, ato i harroi shoferi i tij, që është mik i imi. Ne lëvizim shpesh bashkë”, ka rrëfyer biznesmeni./Koha Jonë