Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur para objektit të qeverisë dhjetëra protestues të Rastit Kumanova.
Këta protestues janë kthyer nga marshi që kanë pasur deri te ambasada e Maqedonisë në lagjen Arbëria pasi nuk u është lejuar afrimi deri te objekti i kësaj ambasade nga Policia e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj u ka thënë protestuesve se institucionet e Kosovës do të reagojnë për Rastin Kumanova, porse nuk ka munguar as konflikti mes tyre.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është përballur me situatë jo të këndshme kur ka dal para familjarëve të grupit të “Kumanovës” të cilët po protestonin kundër dënimit të tyre.
Njërit prej tyre madje i thotë “mshele pak”.
Derisa është ofruar tek familjarët, disa protestues filluan të kërkojnë largimin e Policisë, çka e nervozoi kryeministrin Haradinaj.
Por, kreu i Qeverisë, pati edhe një situatë tjetër, kur njeri nga protestuesit e pyeti atë se a është ky sport i rënd për të.
“Nëse je i sporteve t’rana puna e mbarë bre vlla”, i thotë Haradinaj.