Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, priti në takim Anca Ioana Ionescu, udhëheqëse e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Temë diskutimi në këtë takim ishte thellimi i bashkëpunimit në mes të MMPH-së dhe BERZH-it, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistrja Reshitaj prezantoi prioritetet e ministrisë që drejton, me theks të veçantë trajtimin e ujërave të zeza, duke ndërtuar impiante, për të cilat ajo mori mbështetje edhe nga përfaqësuesit e BERZH-it në Kosovë.
Nga ana tjetër udhëheqësja e Zyrës së BERZH-it në Kosovë, u zotua që do të bashkëpunojë ngushtë me ministrinë, në realizimin e projekteve të përbashkëta.