Në Tiranë u zhvillua konferenca për prezantimin e raportit të “Guardia di Finanza” për kultivimin e kanabisit, në prani të ministrit të Brendshëm italian, Marco Minniti dhe ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin.
Në takim morën pjesë dhe kryeministri Edi Rama e ministri i Brendshëm Xhafaj. Monitorimi ka vijuar nga 15 maji deri më 15 shtator 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017 u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Në konferencë mbajtën fjalën e tyre zyrtarët italian, të cilët shpjeguan për operacionet, duke bërë edhe një përmbledhje në lidhje me orët e fluturimeve, sa misione janë kryer dhe sa parcela janë konstatuar. Në fjalën e tij ministri italian tha se nga kjo luftë duhet të goditen të paprekshmit.
Deklarata e fortë e ministrit italian: Duhet të goditen të paprekshmit
Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti në fjalën e tij në konferencën prezantimin e raportit për kanabisin, ka folur me tone të qarta dhe të prera se në këtë luftë duhet të goditen ata që quhen të paprekshëm.
Minniti shtoi se bashkëpunimi nuk do të mungoj, por nga kjo “luftë” duhet të goditen të paprekshmit, as Italia dhe as Evropa nuk ka të tillë.
“Operacionet e suksesshme duken në kohë, kemi arritur në rezultat të jashtëzakonshëm dhe duhet ta mbajmë edhe për vitet e ardhshme. Do të keni bashkëpunim të plotë nga ana jonë. Ne duhet ti godasim trafikantët, organizatat e mëdha që menaxhojnë trafiqet, duhet të godasim të ashtuquajturit të paprekshëm, se ne Itali, Evropë nuk ka të paprekshëm”- tha ministri italian.
Kreu i “Guardia di Finanza”: Janë sekuestruar 33 tonë kanabis gjatë këtij viti
Komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi, në fjalën e tij në prezantimin e raportit vjetor për kultivimin e kanabisit tha se gjatë këtij viti në brigjet italiane janë sekuestruar 33 ton kanabis, me një rritje prej 116% në krahasim më 2016-ën.
Toschi theksoi se Guardia di Finanza ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti.
“Italia ka dhënë ndihmën e saj në luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Guardia di Financa ka realizuar mbi 129 orë fluturimi nga muaji maj e deri në tetor të këtij viti. Ky bashkëpnuim nuk përfundon vetëm në territorin shqiptar, por vijon në detin e Italisë, në pjesën e poshtme të Adriatikut dhe pjesnë e sipërme të Jonit. Vetëm vitin e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë bregut, 33 ton lëndë narkotike, me një rritje 116% krahasuar me 2016, kur u sekuestruan 12 ton drogë”, u shpreh komandanti i Guardia di Finanza, Giorgio Toschi.
Parcelat e identifikuara më 2017
Nga 15 maji deri në 15 shtator 2017 janë kryer 53 mision e fluturimi, në total 129 orë e 15 minuta fluturim. Bazuar në të dhënat e raportit, rezulton se sipërfaqja e mbikëqyrur dhe e skanuar është 683 249 hektarë.
Në këtë sipërfaqe dyshohet se janë evidentuar 88 parcela me kanabis me sipërfaqe totale 1971 hektarë. Në raport, për vitin 2017 thuhet se janë shkatërruar 4844 rrënjë kanabis.
{gallery}