Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Infrastrukturës do të mbështesë ngritjen e kapaciteteve të trafikut ajror

Prishtinë, 11 nëntor - Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, priti sot ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në këtë takim, drejtori Nuredini e njoftoi ministrin Lekaj me punën dhe mbarëvajtjen e trafikut ajror, projektet zhvillimore, përfshirë edhe normalizimin e hapësirës së ulët ajrore si dhe sfidat me të cilat përballet ASHNA-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga ana tjetër ministri Pal Lekaj u zotua se ministria, që ai drejton, do t`i mbështesë projektet zhvillimore të ASHNA-së për ngritjen e kapaciteteve të menaxhimit të trafikut ajror në Republikën e Kosovës.