Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA kërkon t’i ndërkrehet marrëdhënia e punës në Universitet Enver Hasanit

Prishtinë, 3 nëntor - Në vazhdën e aktiviteteve të saj ORCA sot ka dorëzuar në Këshillin e Etikës të Universitetit të Prishtinës denoncimin për Enver Hasanin të dënuar për veprën penale mashtrim në detyrë sipas Kodit Penal të Kosovës.

Kodi i Etikës, Rregullorja për masat dhe procedurat disiplinore ndaj personelit akademik të Universitetit të Prishtinës janë të qarta dhe në rastin e Enver Hasanit flasin për shkelje të rëndë disiplinore, thekson ORCA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deri sot asnjë nga entitetet e përmendura në rregullore siç është rektori, dekani i Fakultetit Juridik, apo të tjerë nuk e kanë nisur një procedurë disiplinore.

Meqë këtë nuk po e bëjnë njerëzit që ishte dashur të jenë në mbrojtje të reputacionit të UP-së, atëherë po e bënë ORCA, siç i është lejuar me Kodin e Etikës, në nenin 18 ku thuhet:

“Secili person (brenda dhe jashtë Universitetit të Prishtinës) ka të drejtë të denoncojë apo raportojë shkelje të dispozitave të këtij Kodi, përpara anëtarëve të Këshillit të Etikës, autoritetit drejtues të njësisë akademike apo rektorit.”

Shkeljet e rënda të përcaktuara nga Rregullorja për masat dhe procedurat disciplinore ndaj personelit akademik të Universitetit të Prishtinës, konsistojnë në shkeljet e përcaktuara në:

Neni 6, paragrafi 1, pika 2:

“Çdo shkelje e konfirmuar e ligjeve përkatëse që tangojnë fushën e universitetit dhe punës akademike në të”.

Neni 6, paragrafi 1, pika 11:

“Dëmtimi i pronës së institucionit, me paramendim.

Neni 6, paragrafi 1, pika 17:

“Keqpërdorimi apo përdorimi i paautorizuar i fondeve të besuara publike për përfitime personale ose ne interes të personave të tjerë”.

Neni 6, paragrafi 1, pika 18:

“Kryerja e aktiviteteve që bien ndesh me interesin e institucionit apo veprimet që e dëmtojnë institucionin”.

Kodi i Etikës në nenin 16, pika 2, e përcakton si shkelje etike: “Kryerja e veprës penale, e cila ka çuar në dënim nga një gjykatë dhe e cila qartë e demonstron papërshtatshmërinë për të vazhduar si një anëtar i stafit akademik”.

Prandaj ORCA përmes denoncimit të dorëzuar ka kërkuar:

1. Të vërtetohet se Enver Hasani ka kryer shkelje të rënda të Kodit të Etikës dhe shkelje të rënda të Rregullores,

2. T’i ndërpritet marrëdhënia e punës me Universitetin e Prishtinës siç është paraparë në masat disiplinore të rregullores.