Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja e Mjedisit konsideron se është koha për zhvillimin e sektorit të ujërave

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në konferencën "Sfida e Ujit të Ndotur” e organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB, e cila po mbahet në Prishtinë.

Reshitaj e vlerësoi si mjaft të rëndësishme këtë iniciativë për ngritjen e vetëdijes në sektorin e ujit, kujdesin ndaj burimeve ujore, furnizimin me ujë të pijshëm si dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lulëzimi i urbanizimit dhe industria në rritje paraqesin sfida të rëndësishme dhe presion mbi burimet ujore. Shkarkimi i ujërave të zeza të pa trajtuara për një kohë ka qenë një sferë të cilës nuk kemi arritur si shtet t’i përgjigjemi. Tani bashkë më donatoret ndërkombëtar jemi duke bërë investime të mëdha për ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, në qytetet kryesore si Prizreni, Gjakova dhe Peja dhe në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq”, tha ajo.

Reshitaj ka bërë të ditur se janë në negociata edhe për ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza për Gjilanin, Ferizaj dhe Mitrovicë.

“Uji është dhe do të mbetet një prioritet dhe një përbërës i domosdoshëm për çdo politikë të zhvillimit të qeverisë”, tha ministrja Reshitaj.