Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Largohen 32 lëmoshëkërkues

Prizren, 3 nëntor – Dje, më 2 nëntor, në rajonin e Prizrenit është vënë në veprim plani operativ për largimin e lypsarëve që vinin nga Shqipëria, por edhe nga Kosova. Gjatë këtij plani janë zënë në shkelje të Ligjit për kundërvajtje 32 persona, prej tyre 30 të rritur dhe 2 fëmijë.

Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura ligjore. Tetë prej tyre janë dëbuar, 11 personave u është sekuestrua dokumentacioni përkatës i tyre dhe janë ftuar që të paraqiten në ZMH Perëndimi –Gjakovë, ndërsa 6 persona kanë pasur leje qëndrimi deri më 2 nëntor 2017. Më pas ata që kanë qenë nga Shqipëria në mënyrë të organizuar janë përcjell për në kufi dhe u janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo