Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Jahjaga në mision vëzhgues të zgjedhjeve në Liberi

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për pak kohë do të ushtrojë një funksion tjetër jashtë vendit.

Ajo do të jetë pjesë e misionit vëzhgues ndërkombëtar të zgjedhjeve presidenciale në Liberi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë e ka bërë të ditur Jahjaga me anë të një postimi në facebook.

“Në prag të fillimit të misionit tim si vëzhguese ndërkombëtare e zgjedhjeve presidenciale në Liberi—në emër të NDI, ishte kënaqësi e veçantë të takoja bashkëqytetarë të mi nga Kosova. Ndihem krenare që gra dhe burra nga Kosova, si pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare, në vazhdimësi po dëshmojnë profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në demokratizimin dhe ruajtjen e paqes në vende si Liberia”, ka shkruar Jahjaga.