Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa i kthehet MCC-së, krenohet se trasoi rrugën për të rritur ndihmën amerikane ndaj Kosovës

Ndonëse Kosova nuk arriti që të marrë ndihmën amerikane prej rreth 500 milionë dollarësh, por u ndalë në atë prej rreth 50 milionësh në kuadër të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit MCC, ish-kryeministri Isa Mustafa krenohet se me punën e ekipit të tij në ekzekutiv janë krijuar mundësitë që të arrihet ndihma prej gjysmë miliardi.

Ai ka thënë se reformat e periudhës Mars 2016 deri në Mars 2017 sot u shpallën nga MCC-ja se dhanë rezultate të mrekullueshme për Kosovën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në Qeverinë që e kam drejtuar unë, kemi arritur të përmirësojmë 12 nga 19 treguesit të cilët maten nga institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe shfrytëzohen nga MCC-ja për programet e tyre me shtete të ndryshme. Edhe pse arritëm të marrim programin Threshold, sot, janë hapur mundësitë që të fitohet programi Kompakt. Jam mjaft i lumtur që rezultatet e Qeverisë që kam udhëhequr, sot u shpallen si shumë të suksesshme”, ka shkruar Mustafa.

“Në mandatin tonë: Arritëm të përmirësojmë treguesit e Lirisë Ekonomike; Arritëm të përmirësojmë treguesit e shtetit të së drejtës, e theksi vihet tek përmirësimi për 23 pikë përqindje të luftës kundër korrupsionit; Arritëm të përmirësojmë treguesit kategorisë së investimit në kapitalin njerëzor”, ka shkruar ai më tej.

Mustafa ka thënë se këto janë janë rezultate të shtetit të Kosovës.

“Ato trokasin në ndërgjegjen tonë”.