Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Institucionet e arsimit të lartë presin që t’u hiqet pezullimi i programeve

Disa institucione të arsimit të lartë i kanë vënë shpresat tek bordi i ri i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për t’ua hequr pezullimin programeve, të cilat i kishte pezulluar bordi i kaluar i cili u shkarkua më 25 shtator nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, (MASHT) Shyqiri Bytyqi.

Këto institucione të arsimit të lartë thonë se i kanë plotësuar kriteret për t’u hequr pezullimi, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pezullimi i akreditimit të këtyre programeve të studimit nënkupton që këto institucione nuk do të kenë të drejtë të regjistrojnë studentë të rinj për vitin e ardhshëm akademik 2017/18, deri në një vendim tjetër të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Kriter kyç për dhënien e akreditimit për programet e institucioneve të arsimit të lartë është që për çdo program të studimit të ketë të paktën 3 doktorë të shkencës të punësuar me orar të plotë.

Lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore për pritjet e Kolegjit AAB, për pesë programe të pezulluara, ato të Kolegjit UBT, i cili ka 3 programe të pezulluara, Kolegji Tempulli, i cili ka të pezulluar 5 programe, e të Kolegjit ESLG, që ka të pezulluar një program.

Çfarë kërkon Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, të cilit i janë pezulluar 14 programe studimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.