Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj thotë se ekonomia duhet të shkojë përtej formave tradicionale, të koncentrohet në inovacion

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë është e vendosur që mos ta lëshojë asnjë mundësi për shkak të buxhetit.

Ministri, Besim Beqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk do të ketë barriera në ofrimin e mjeteve financiare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Asnjë ide të mos hedhet si e pavlerë pa e testu. Nganjëherë institucionet janë shumë strikte, tash këtu shembull ka nevojë për legjislacion, ka nevojë edhe për nënshkrimin digjital, edhe për domenin, ka nevojë për një riadaptim të tërësishëm institucional për ekonominë", ka thënë ai.

Sipas tij, ekonomia duhej të shkojë përtej formave tradicionale dhe të koncentrohet në inovacion.

"Nuk mendoj se duhet të koncetrohemi më ta zhvillojmë idenë që Trepça është ajo që na shpëton neve ekonomikisht, si vend i vogël, po e them edhe një herë konkurrenca bëhet vetëm në inovacion", përfundoi ai.