Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj nuk ka thuajse asnjë ditë që nuk emëron nga një zëvendësministër nëpër ministri të caktuara.
Deri tani, në disa dikastere qeveritare janë emëruar edhe nga 4 zëvendësministra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyra e kryeministrit Ramush Haradinaj, përmes një përgjigjeje me shkrim, nuk ka treguar se sa është numri i zevendësministrave, por ka lënë të kuptohet se emërime do të ketë edhe në ditët në vijim.
Për analistin Imer Mushkolaj, gjithë ky numër i zëvendësministrave është bërë për të rehatuar apetitet politike të koalicionit qeverisës.
Qeveria Haradinaj ka 21 ministri.
Përveç numrit të madh të ministrive, kryeministri Haradinaj ka pranë vetës 16 këshilltarë.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në ueb-faqen zyrtare të kësaj ministrie, ka publikuar emrat e 7 këshilltarëve politikë, si dhe të dy asistenteve administrative.
Njësoj 7 këshilltarë i ka edhe ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj. Të gjithë këshilltarët e kabinetit qeveritar mund t’i kushtojnë buxhetit rreth 2 milionë euro në vit.