Sipas dëshmitares Maria Toivonen, askush në kampin e EULEX-it nuk kishte mendim të mirë për ish-kryeprokuroren e Prokurorisë Speciale, Isabelle Arnal.
Toivonen, që për 3 vjet kishte punuar në EULEX si hetuesja kryesore në rastin MTPT, tha të ketë dëgjuar thashetheme në kamp që Arnal kishte kërkuar gjithsesi dënimin e Fatmir Limajt, por jo nga ajo drejtpërdrejt, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoToivonen, me kërkesë të prokurorit, ka vazhduar të lexojë edhe një sërë komunikimesh elektronike të supozuara ndërmjet të akuzuarve Endrit Shala e Florim Zuka.
Në rastin MTPT, përveç Fatmir Limajt, të akuzuar janë edhe Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku e Florim Zuka.