Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokatët e grupit të Kumanovës: Dënimet janë shumë të larta, kishin gisht edhe shërbimet sekrete

Avokatët e grupit të Kumanovës kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të gjykatës së Shkupit duke thënë se klientët e tyre janë dënuar pa bazë pasi sipas tyre bëhet fjalë për proces të montuar nga shërbimet sekrete.

Ata kërkojnë që rasti të hetohet nga një komision ndërkombëtaret pasi vetëm kështu sipas tyre mund të zbardhet e vërteta. Ata paralajmëruan ankesë në gjykatën e Apelit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këto janë dënime drakonike dhe ne si palë mbrojtëse i kemi pritur duke ditur se trupi gjyqësor është i dirigjuar nga prokuroria që në shumë raste ka marrë pjesë dhe besoj dhe shpresoj se kjo do të jetë rasti i fundit i montuar. Presim që ndërkombëtarët të angazhohen në të rast siç është premtuar edhe nga ministri i drejtësisë dhe këshilli për reforma në drejtësi dhe mendoj se vetëm më një hetim ndërkombëtarë mund të zbardhet ky rast pasi që punohet për rast të montuar nga ana e shërbimeve sekrete dhe jam i bindur se skenari është i shërbimit sekret”, u shpreh Naser Raufi, avokat.

746 vjet burg për të akuzuarit e Grupit të Kumanovës, 7 të përjetshëm, 12 nga 40

Gjykata ka dhënë dënime më të larta për personat që i shpalli si fajtorë dhe ne si palë mbrojtëse mendojmë se nuk janë vërtetuar as gjërat elementare të aktakuzës. Organet më të larta gjyqësore por edhe prokuroria speciale që ne kemi kërkuar ta merr këtë rast, mendoj se në shkallën e dytë dhe të tretë do të tregojmë se nuk ka bazë për veprat për të cilat janë dënuar të akuzuarit, terrorizim dhe organizata terroriste dhe kjo duhet të hulumtohet në tërësi…Gjykata ka liruar katër nga të akuzuarit… por vlerësoj se gjykata duhet të lironte së paku edhe tre të tjerë…berberin Irfan Lutfiun që është dënuar me një vendim jo të plotfuqishëm prej 14 vjet burg, policin Arsim Bajrami i cili është dënuar me 13 vjet burg dhe Elham Arifin”, ka theksuar Asmir Alispahiq, avokat, raporton Alsat-M.