Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Arrestohet në Shkup fotoreporteri Blerim Uka, reagon AGK-ja

Është arrestuar në mesditën e sotme fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka.

Sipas portalit ku ai punon, Uka ishte i akredituar nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë për të raportuar rreth shpalljes së aktgjykimit në rastin “Kumanova”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është raportuar se Blerim Uka është arrestuar jashtë gjykatës gjersa ishte duke ushtruar detyrën e tij. Kjo nuk është hera e parë që në Maqedoni arrestohet gazetarë e fotoreporterë nga Kosova që shkojnë për të kryer punën e tyre atje.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar arrestimin e kolegut dhe anëtarit të AGK-së, Blerim Uka në Shkup të Maqedonisë.

“AGK është njoftuar se kolegu Uka është arrestuar gjatë ditës së sotme derisa ai ishte duke raportuar për seancën gjyqësore në rastin e njohur si “Kumanova”. Siç mëson AGK, kolegu Uka ka qenë paraprakisht i akredituar për të përcjellë këtë seancë gjyqësore dhe se arrestimi i tij ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK kërkon nga autoritetet maqedonase që të lirojnë menjëherë kolegun Blerim Uka duke treguar kështu se nuk janë pengues të punës së gazetarëve dhe shkelës të lirisë së mediave.

“AGK është duke u përpjekur vazhdimisht që të kontaktojë me Ambasadën e Kosovës në Maqedoni si dhe me autoritetet maqedonase. Po ashtu, AGK ka kërkuar ndihmë nga Asociacioni i Gazetarëve të Maqedonisë”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Duke shpresuar në sqarim sa më të shpejt të kësaj situate, AGK beson në lirim të shpejt të kolegut në fjalë.