Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reçica dhe Forbes: Për projektet e ardhshme të ketë komitet drejtues

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, priti sot në një takim informues drejtorin regjional të GIZ, James Macbeth Forbes me bashkëpunëtorë.

Reçica informoi të pranishmit lidhur me sfidat dhe problemet që ka hasur MPMS dhe prioritetet e Ministrisë për zgjidhjen e këtyre sfidave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai me këtë rast falënderoi përfaqësuesit e GIZ-it për mbështetjen që kanë dhënë për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Forbes e uroi ministrin Reçica për detyrën e tij dhe kërkoi që të vazhdojë dhe thellohet bashkëpunimi në mes të MPMS dhe GIZ.

Reçica dhe Forbes u dakorduan që për projektet e ardhshme të bashkëpunimit të ketë një komitet drejtues, nëpërmjet të cilit do të shqyrtohen projektet e përbashkëta.