Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Apeli kthen në rivendosje çështjen kundër Ferid Aganit

Gjykata e Apelit të Kosovës, e ka kthyer në rivendosje çështjen kundër Ferid Aganit, Ish-ministrit të Shëndetësisë dhe 61 personave tjerë të cilët po akuzohen nga ana e prokurorisë për vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin zyrtar, ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe trajtim të pa ndërgjegjshëm mjekësor, transmeton Koha.net.

Gjykata Themelore në Prishtinë me anë të një aktvendimi të datës 31.07.2017, i kishte refuzuar si të pa bazuara kërkesat e të pandehurve dhe avokatëve mbrojtës, për hedhje të aktakuzës së ngritur nga ane e Prokurorisë Speciale me datë 14.06.2016, dhe pushim të procedurës penale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kolegji profesional prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, pasi ka shqyrtuar ankesat e palëve, por edhe sipas detyrës zyrtare, ka gjetur se aktvendimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 lidhur me nenin 245, 249 dhe 250 të Kodit të Procedurës Penale, ngase:

Gjykata e shkallës së parë nuk ka respektuar dispozitat e procedurale për mbajtjen e shqyrtimit fillestar, duke mbajtur seancë pa praninë e të pandehurve.

Nuk ka respektuar të drejtat e parapara për mbrojtje profesionale të të pandehurve, kur ka zhvilluar seancë pa praninë e mbrojtësve të tyre, ndërsa për disa nga pa vendosur më parë për caktimin e mbrojtësit me shpenzime publike.

Në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar, nuk janë dhënë fare arsye të qarta se cilat janë ato prova në bazë te të cilave është ngritur aktakuza, e që mbështesin dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer ato vepra penale për të cilat janë akuzuar.

Prokuroria e Shtetit e ka akuzuar para dy vjetësh ish-ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani, se kishte kontraktuar vendosjen e stentave në dy spitale private duke e shpërfillur Ligjin e Prokurimit Publik.

Për këtë çështje interpretim kishin kërkuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik sipas të cilave Agani e kishte shkelur ligjin kur kishte vendosur që të ndajë para pa procedurë të prokurimit.