Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj përsërit se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr

Kryeministri Ramush Haradinaj përsëriti sot se kufiri me Malin e Zi është në Çakorr ndërsa shtoi se Kosova tanimë e ka një komision shtetëror dhe do t’i presin rezultatet e tij.

Sa i përket raportimeve se shteti i Surinamit ka tërhequr njohjen për Kosovën, Haradinaj tha se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe nuk e ka parë të arsyeshme që të komentojë më shumë për këtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Haradinaj këto deklarata i ka dhënë gjatë një takimi që pati me ministren e Mjedisit Albena Reshitaj, transmeton Kosovapress.

Reshitaj tha me këtë rast se me kryeministrin Haradinaj janë dakorduar që mbrojtja e mjedisit të jetë prioritet i Qeverisë për trajtimin e ujërave, lumenjve, ujërave të zeza dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë ministri.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se kjo ministri ka për obligim hartimin e ligjeve për ndërtime dhe urbanizëm për një menaxhim efikas. “Unë kërkova nga ministrja që ka të bëjë me agjendën evropiane të njohura si ERA. Do ta vizitojmë Brukselin lidhur me MSA për arritjet e dhe zbatimin e kritereve për këtë marrëveshje”, tha Haradinaj.