Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti së bashku me deputetët anëtar të Komisioneve fushëveprimtari e të cilave lidhet me zhvillimin ekonomik të vendit, priti në takim anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.
Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Grupit Parlamentar të LDK –së dhe komunitetit të biznesit, në veçanti u diskutua për zbatimin e masave të reja të politikave fiskale, ku u vlerësua se këto masa do të ndihmojnë zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht prodhuesve brenda vendit tonë dhe të gjithë atyre që vijnë për të investuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoti siguroi anëtarët e Klubit se do të kujdesen dhe do të procedojnë me iniciativat ligjore në mënyrë që masat e reja fiskale nga Pako Fiskale 2.0 të hyjnë sa më parë në fuqi, si dhe do të kujdesen që hartimi dhe zbatimi i politikave tatimore nga ana e Qeverisë të kenë në fokus mbështetjen e prodhimit vendorë dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Sipas një komunikate, në takim u diskutua edhe për angazhimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për të përkrahur dhe shtyrë përpara pakon e Ligjeve të cilat përfshijnë Ligjin Antidumping, Ligjin për Masat Mbrojtëse dhe Ligjin për Tregti të Brendshme, ligje këto të cilat do të ndihmojnë prodhuesin vendor dhe do t`i krijojnë kushtet të barabarta në treg.
Ndërsa, Panxha, drejtor Ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës e vlerësoi lartë përkushtimin dhe gatishmërinë e kryetarit dhe deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK – së për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit, si dhe për gatishmërinë për të mbështetur në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.