Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Pacolli dënon sot sulmin e pardjeshëm në New York

Prishtinë, 2 nëntor –Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka dënuar sot fuqishëm sulmin e djeshëm terrorist, që ndodhi dje në Nju Jork, ku mbetën të vdekur tetë persona të pafajshëm dhe dymbëdhjetë të tjerë u plagosën rëndë.

Me këtë rast, Ministri i Jashtëm, z. Pacolli i shpreh ngushëllimet në emër të Institucioneve dhe popullit të Kosovës,Institucioneve dhe popullit amerikan, duke bashkë ndarë dhimbjen me familjet e viktimave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam ndjekur me vëmendje të shtuar situatën në Nju Jork. Një akt tjetër i tmerrshëm në zemër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ngushëllimet e mia më të sinqerta Institucioneve dhe popullit amerikan. Kosova, së bashku me shumë shtete të botës ka qenë dhe mbetet një anëtare e palëkundur e Koalicionit Global kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan në këto momente të vështira”, ka thënë ministri Pacolli.