Korrespondenti i Ora News.tv në Athinë tha se një deputet i Partisë Agimi i Artë në Greqi ka propozuar në Parlamentin helen që avionët luftarakë grekë të fluturojnë mbi Himarë për t’i dhënë një mesazh qeverisë shqiptare.
“ Deputeti i njohur i Agimit të Artë, Kristos Papas duke folur në Parlament ka kërkuar që avionë luftarakë F16 të bëjnë një fluturim të ulët në Himarë që t’i jepet një mesazh qeverisë shqiptare. Fjalimi i tij ka shkaktuar ilaritet dhe një sherr të vogël midis deputetëve”, raportoi gazetari Robert Goro nga Athina për OraNews.tv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo