Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku po merr pjesë në konferencën tradicionale të Stambollit për Siguri, në Stamboll të Republikës së Turqisë.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së FSK-së, në këtë konferencë po trajtohen temat për sigurinë si dhe po diskutohen sfidat aktuale të sigurisë rajonale dhe globale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në punimet e Konferencës së Stambollit për Siguri po marrin pjesë personalitete të larta ushtarake dhe politike të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, si: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë si dhe shumë ministra, komandantë dhe personalitete tjera të shquara nga rajoni dhe Bota. Në këtë konferencë, zëvendësministrin Agim Çeku e shoqërojnë atasheu i FSK-së në Turqi, nënkolonel Bekim Osmani dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Republikën e Turqisë”, thuhet në njoftim.